Britania e Madhe do të zhvillojë referendum më 23 qershor nëse do të qëndrojë në BE apo do të dalë prej saj. Ky lajm u njoftua nga kryeministri i Britanisë David Cameron në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, pas marrëveshjes me Brukselin për statusin e vecantë të Britanisë.
Mbrëmjen e së premtes pas muajsh të tërë të mbushur me negociata, Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian kanë arritur më në fund një marrëveshje në samitin e liderve rreth çështjes Brexit.
Pas akordit të arritur, Kryeminsitri David Cameron u prononcua për mediat ku theksoi se kishte arritur një akord me përfaqësuesit e BE-së, sipas të cilës vendi i tij do të merrte një status të veçantë brenda bllokut me 28 antarë.
Ai tha se në bazë të marrëveshjes së re, Britania nuk është e detyruar që të implementojë çdo politikë që do të propozohet nga Bashkimi Europian, nuk do të ndryshojë monendhën si dhe nuk do të ketë autonomi të plotë për ekonominë vendase.