Në mbledhjen e kryetarëve të partive parlamentare për arritjen e dialogut politik,të prëmtën nuk arritën të bien dakord, për shkak të se nuk u arrit një konsenzus për kontrollin e Radiotelevizionit të Malit të Zi si dhe për pozitën e kryetarit të Kuvendit Ranko Krivokapiq- njoftoi kryeministri Milo Gjukanoviq.
Në mbledhjen cila u mbajt dje në Podgoricë, prezent ishtin edhe kryetari i Forcës Nazif Cungu dhe i Alternativës Shqiptare Gjergj Camaj.
Cungu për televizionin Teuta tha se dështimi i dialogut nuk do të pengojë që partitë shqiptare të insistojnë për ndryshiin e ligjit zgjedhor, i cili është diskriminues ndaj partive shqiptare shprehet ai.
Cungu tha se për ndryshimin e ligjit zgjedhor duhet përkrahje e gjërë pasi nevojitet mbështetja e dy të tretës së deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi. Megjithatë, përpjektjet e partive shqiptare për arritjen e këtij ndryshimi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.