Nimanbegu: Një pike u krye. Kalojm në pikat tjera

Aprovimi i PHU nga Komuna e Ulqinit dhe nga Qeveria e MZ paraqet realizimin e premtimit elektoral që do të mbrojmë me kembëngulje interesin e përgjithshëm, thotë Genci Nimanbegu.

Në Marveshjen Politike Forca, UDSH, ASH dhe PDS (DPS) ishte një nga kushtet për pjesemarrjen tonë në qeverisje. Një pike u krye. Kalojm ne pikat tjera.

Kjo pike e marveshjes ka pozitë kyçe në marrveshje politike sepse permbledhe ne veti disa ceshtje qe politikisht na kan vuar ne sprovë, qe kan acaruar komunitetin tonë Shqipetar vite me radhe.

Vendosmëria dhe këmbëngulja e jonë vjen nga bindja që jemi ne drejtë dhe nga qellimi yne i mire për komunitetitin tonë. Kjo bindje dhe ky qëllim eshte i bazuar në votën dhe besimim qe ne jepni tesh me se 10 vite të nderuar miq. Ju raleminderit, ky është merita e jauaj.

Tani vota juaj dhe besimi juaj kan dhene rezulltat të jashtëzakonshëm.

Nimanbegu thotë që opinioni i gjërë tani me e di , Kryporja eshte e mbrojtur. Qëllimet për krypore i kemi te njejta me subjekte pozitare apo opozitare me një dallim esencial :Ne Forca, Ne Shqiptaret e vendosur ( UDSH ASH) e kemi realizuar. Ne e kishim ne kerkesa politike, në kushte politike dhe ne e arritem kete.

Per mua personalisht ky eshte kulminimi i perpjekjeve qe kemi nisur qe nga viti 2008 dhe nepermjet Ndryshimit te planit hapsinor te MZ kemi insistuar qe zona e krypores te mbetet e mbrojtur.

E kemi mbrojtë edhe Valdanosin si parakusht për ruajtjen e kësaj zone që ka vlere kulturore, natyrore të rrall. Si parakusht per kthimin perfundimtar te kesaj pasurie pronarëve legjitim dhe dëshmi që Qeveria e re i qëndron marveshjeve politike.

Ky rezultat i demaskon perfundimisht ato qe vite me radh lobojnë me mashtrime kundër nesh. Duke hedh dyshime ne popull ndaj qëllimeve tona politike, shoqërore por edhe individuale.

 

Shperndaje