Darmnoviq: Nuk ka ndryshime të veçanta në marrëveshjen e demarkacionit

Marrëveshja e re mes dy presidentëve të Kosovës dhe të Malit të Zi do të mund ta korrigjojë marrëveshjen teknike që ishte arritur tri vite më parë, por sipas ministrit malazez, Srxhan Darmanoviq nuk do të ketë ndryshime të veçanta.

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, i pyetur nëse në bazë të asaj marrëveshjeje mund të ndodhë ndryshimi i kufirit, Darmanoviq është përgjigjur se deklarata politike e Thaçit dhe Vujanoviqit konfirmon atë që tashmë ekziston në Marrëveshje, në nenin 7.

“Prandaj, nuk ka ndryshime të veçanta”, ka thënë Darmanoviq dhe shpjegoi se me nenin 7 pasi që të dyja vendet e ratifikojnë marrëveshjen, Komisioni duhet të dalë në terren dhe të kryejë këtë proces.

Sipas tij, ekziston mundësia që disa korrigjime të vërtetohen metër për metër.

“Marrëveshja për kufirin duhet të ratifikohet, e këtu bëhet fjalë për korrigjime eventuale teknike që nuk sjellin kurrfarë rezultati negativ për asnjërën prej palëve në procesin negociator”, shtoi ai.

Shperndaje