Debata parazgjedhore: Bartësit e listave të DPS dhe SD asnjë fjali në gjuhën shqipe

Sonte në Radio Televizionin e Malit të Zi (RTCG) u zhvillua debata parazgjedhore me bartësit e listave që garojnë në zgjehjet lokale me 3 mars në Komunën e Tuzit.

Emisioni u drejtua nga gazetari shqiptar Musa Gjoka dhe bartësit e listave të Partis Demokratike të Socialistëve (DPS) Mirza Pepiq dhe Social Demokratëve (SD) Semir Axhoviq, strukturat politike këto që presin dhe garojnë për votat e shqiptarve nuk folën asnjë fjali në gjuhën shqipe. Për dallim nga bartësi i listës së Forumit Shqiptar (ASH-UDSH-LDSH), Nik Gjeloshaj i cili krejt dëbatën e zhvilloi në gjuhën shqipe.

Bartësi i listës së Demokratëve të Malit të Zi Shtjefën Camaj në fillim të debatës braktisi emisionin në formë proteste, siç e arsyetoi ai këtë veprim në gjuhën malazeze për shkak të inforimimit jo objektiv të kësaj shtëpie mediatike rreth protestave qytetare dhe aferës koverta.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!