Forca: I papranueshëm çdo kandidat nga PDS për kryetar Komune – Mandati t’i kthehet popullit

Kumtesë për opinion e Klubit të Këshilltarëve të Forcës së Re Demokratike

Klubi i Këshilltarëve të Forcës së Re Demokratike zvarritjet dhe shtyrjen e përfundimit të mandatatit të kryetarit të Komunës së Ulqinit i konsideron si akte të papërgjegjshëm dhe të dëmshëm për Ulqinin dhe qytetarët e Ulqinit.

Që nga informata e vonuar e Sekretariatit për Adminstratë dhe Veprimtari Shoqërore se kryetari i Komunës ka mbushur 67 vjec dhe i ka plotesuar kushtet ligjore per pensionim, pazaret e tejzgjatura politike për përkrahjen e listës së dëshirave me kandidatë për kryetar Komune, e ka çuar Komunën e Ulqinit në një gjendje të status quosë dhe e vetmja rrugëzgjidhje është që mandati t’i kthehet popullit!

Meqë për 3 vjet, me përkrahje dhe ndihmë të gjërë nga të gjitha degët e pushtetit në Podgoricë, nuk është realizuar premtimi politik i zgjedhjeve lokale të vitit 2018 se pa PDS në krye të Komunës së Ulqinit nuk ka zhvillim të saj, çdo kandidat për kryetar Komune nga kjo parti është i papranueshëm për qytetarët e Ulqinit dhe për Forcën e Re Demokratike. Rrugëdaljen nga kjo situatë e shohim në zgjedhjet e reja lokale.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!