Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Socialistëve dhe deputetë në parlamentin e Malit të Zi Halil Dukoviq mori pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste të Shqipërisë të mbajutur dje në Tiranë.
“Dukoviq në një takim të shkurtër me Kryetarin e Partisë Socialiste njëkosishtë Kryeministër i Shqipërisë Edi Ramën,përcolli përshëndetjet e Kryetarit të DPS Millo Gjukanoviq dhe urimet më të mira për suksesin e Kongresit “.
Me këtë rast, u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes dy partive për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore të fqinjësisë së mirë midis popujve dhe vendeve tona,e cila është një nxitje e fortë për një të ardhme të përbashkët evropiane.
Gjatë kongresit Dukoviq u përshëndet me përfaqësues të shumtë të partive shqiptare dhe partive socialdemokrate nga rajoni dhe Evropa./Malësia.ME/