Prej mesnate të gjitha derivatet e naftës më të lira

Të gjitha llojet e derivateve të naftës në Mal të ZI prej mesnate do të jenë më të ulëta për 4 dhe 5 centë, njoftohet nga Ministria e ekonomisë.

Një litër eurosuper 95 dhe 98 oktanë gjatë dy javëve të ardhshme do të jetë më e lirë për 5 centë dhe do të kushtojë 1.24, gjegjësisht 1.28 euro.

Një litër eurodizel do të jetë më e lirë për 4 centë dhe do të kushtojë 1.12 euro. Gazoili për shitje me shumicë do të jetë më i lirë 5 centë dhe do të kushtojë 1.09 euro.

Ndryshimet e fundit të çmimeve të derivateve kanë qenë më 10 janar, kur të gjitha llojet e tyre janë shtrenjtuar prej 12 deri në 16 centë, sepse në llogari ka hyrë edhe akciza në derivate në pajtim me ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi akcizat.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!