Kristijan Vulaj ftohet në përfaqësuesen e Malit të Zi

Futbollisti i Deçiqit nga Tuzi, 22 vjeçari Kristijan Vulaj është ftuar nga përfaqësuesja e Malit të Zi për ndeshjet kualifikuese për Kupën së Botës, kundër kombëtareve të Letonisë, Gjibraltarit dhe Norvegjisë.

Futbollisti ynë Kristijan Vulaj është ftuar nga përfaqësuesja e Malit të Zi. Njeherazi është shkruar edhe historia: fudbollisti i parë i KF Deçiqit në 94 vite histori i ftuar në përfaqësuesen seniore të Malit të Zi, njoftuan nga klubi i Deçiqit.

Kristijan Vulaj luan në pozitën e mesfushorit ofanziv, ku në këtë edicion nga 23 ndeshje ka realizuar edhe 10 gola.

Më poshtë mund të shikoni golin e shënuar nga Vulaj sot në ndeshjen e ndaj Titograd.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!