Nuk anëtarësohemi në NATO që të përgatitemi për luftë

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në Radion e Malit të Zi duke folur për NATO integrimet ka theksuar se procesi i ratifikimeve në parlamentet e vendeve anëtare kërkon një kohë të caktuar dhe politikisht nuk është i paraparë.

“Tani duhet kryer procedurën administrative në vendet anëtare. Mali i Zi brenda 10 viteve ka kaluar një rrugë të vështirë dhe më në fund gjendet në prag të NATO-s. Kjo ka nënkuptuar përpjekje të mëdha dhe shoqëria malazeze e ka bartë barrën e këtyre reformave”. Gjukanoviq ka theksuar se askush, “nuk na ka shikuar përmes gishtërinjve”.

Ai ka shtuar se Mali i Zi nuk do të anëtarësohet në NATO për tu përgatitur për luftë por me qëllim që përfundimisht të miratojë dhe të ndajë sistemin e vlerave mbi të cilat pushojnë shoqëritë e zhvilluara evropiane. Në këtë mënyrë Mali i Zi bënë rikthesë serioze në strategjinë e zhvillimit të vetë, ka vlerësuar kryeministri Gjukanoviq.

Shperndaje