Prishtina sërish kampione e Ballkanit

Sigal Prishtina sërish është shpallur kampion i Ligës Ballkanike duke e mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar.

Kampioni i Kosovës është mposhtur në finalen e dytë ndaj Mornarit në Mal të Zi me rezultat 75:68, por fitorja e thellë prej 14 pikëve në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë, i ka mjaftuar “Plisave” për të mbrojtur titullin e më të mirit.

Takimi nisi më mirë për vendasit që triumfuan në dhjetëminutëshin e parë me rezultat 23:15, por që gjithçka u përmbys në periudhën e dytë, kur kosovarët fituan 12:24.

Periudha e tretë ishte kthyese për malazezët që fituan me 14 pikë epërsi, 22:8. Megjithatë, kampioni tregoi fuqinë në fund dhe arriti të fitonte me tri pikë epërsi për të ngushtuar rezultatin në 75:68.

Jason Washburn ishte lojtari më i mirë i finales së dytë duke shënuar 22 pikë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!