Zenka, Dukaj dhe Gjokaj vizitë zyrtare në Kosovë (Foto)

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, z. Arsim Bajrami, ka pritur sot në takim ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe të Popujve Pakicë të Malit të Zi, z. Mehmet Zenka, i shoqëruar nga z. Leon Gjokaj, drejtor gjeneral për pakica në Ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe pakicave dhe z. Marash Dukaj, drejtor gjeneral në drejtorin e arsimit të popujve pakicë pranë Ministrisë së Arsimit.

Në këtë takim është biseduar për shumë çështje të komunitetit shqiptar që jeton në Mal të Zi, me theks të veçantë për arsimin në gjuhën shqipe, si dhe për ndihmën që mund të japë Kosova në këtë drejtim.

Ministri Bajrami theksoi faktin që Kosova ka një bashkëpunim shumë të mirë me Malin e Zi në sferën e arsimit. Ai tha se Kosova ka ndihmuar komunitetin shqiptar në Mal të Zi në shumë forma, si me tekste shkollore, me ndarjen e kuotave për studentë, por shprehu gatishmërinë për të ndihmuar edhe në trajnimin e mësimdhënësve të arsimit parauniversitar dhe në fusha të tjera.

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Popujve Pakicë të Malit të Zi, z. Mehmet Zenka, falënderoi ministrin Bajrami për gatishmërinë e vazhdueshme për të ndihmuar në forcimin e arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi.

Ministri Zenka theksoi se Kosova gjithmonë ka qenë në fokus të interesimit të të rinjve shqiptarë të Malit të Zi sa i përket arsimimit të lartë dhe ky interesim vazhdon të jetë i madh./Malësia.ME/ Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës/

Fotografia e Forumi Rinor Udsh

TAKIM ME AMBASADORIN FERHAT DINOSHA

Fotografia e Forumi Rinor Udsh

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave z.Mehmed Zenka me bashkëpunëtorët e vet gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Kosovës zhvilluan një takim miqësor me Ambasadorin e Malit të Zi në Republikën e Kosovës z.Ferhat Dinosha.

Poashtu gjatë qëndrimit në Kosovë vizituan panairin e turizmit, gjegjësisht stendën e Komunës së Ulqinit.

Fotografia e Forumi Rinor Udsh

Fotografia e Forumi Rinor Udsh

 

Shperndaje
1 Comment
error: Të drejtat e rezervuara !!