Markoviq propozon zbutjen graduale të masave

Qeveria e Malit të Zi planifikon të zbusë masat e përkohshme dhe kjo do të ndodhi në disa faza gjatë 45 ditëve të ardhshme, bëri të ditur kryeministri Dushko Markoviq.

Markoviq u kërkoi ministrave dhe drejtuesve të institucioneve të përgatisin një plan të saktë dhe të qëndrueshëm për të zbutur masat e miratuara në disa faza gjatë 45 ditëve të ardhshme duke filluar nga nesër.

Qeveria e Malit të Zi dhe Trupi Koordinues Kombëtar do të bëjnë gjithçka në javët e ardhshme, gjithashtu gradualisht dhe me vendosmëri, për të krijuar kushtet për çlirimin e qytetarëve, sipërmarrësve dhe krijueseve potencial, tha Markoviq.

Ai theksoi se Mali i Zi ka arritur rezultate të lakmueshme në luftimin e epidemisë./Malësia.ME/

Shperndaje