Në Mal të Zi janë regjistruar tri raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).
Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi njoftoi se janë analizuar 96 mostra, ndër të cilët tri ishin pozitiv në koronavirus dhe njëri prej tyre është nga komuna e Tuzit.
Në Mal të Zi gjithsej janë 311 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa pesë kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes.
Të infektuarit sipas komunave:
Podgoricë: 160
Tuz: 37
Nikshiq: 33
Tivar: 23
Ulqin: 22
Andrijevicë: 7
Bijelo Pole: 6
Herceg Novi: 6
Plavë: 6
Budvë: 5
Danilovgrad: 3
Tivat: 3