Ramoviq: Institucionet komunale bënë një punë të shkëlqyeshme gjatë karantinës

Nënkryetari i komunës së Tuzit, Haris Ramoviq për portalin malësia.me shprehët i kënaqur me angazhimin dhe reagimin e shpejtë të komunës gjatë kohës së karantinës.

Siç e dimë, komuna e Tuzit me vendim të Trupit Koordinues Nacional nga 24 marsi i vitit 2020, u gjindë në izolim total. Me reagimin e shpejtë të Shtabit të Krizave të komunës, të kryesuar nga Kryetari Nik Gjeloshaj dhe vullnetarët, arritën që me organizim të mirë të ndihmojnë të gjithë popullsin në komunën e Tuzi.

Mendoj se institucionet komunale kanë bërë një punë të shkëlqyeshme. Me këtë rast, dua të falënderoj veçanërisht Policinë Komunale, Stacionin Policor në Tuz, Qendrën Shëndetësore dhe institucionet farmaceutike të cilat ishin 24 orë në dispozicion të qytetarëve tanë.

Ramoviq shprehët i kënaqur me respektimin e masave nga qytetarët, duke pasur parasysh që vendimi i Trupit Koordinues Nacional u mor papritmas.

Në ditët e para të izolimit, popullata ishte e hutuar dhe nuk e kuptonte plotësisht seriozitetin e pandemisë, e cila preku edhe shtetin tonë. Pas paraqitjeve të para të Kryetarit Nik Gjeloshaj dhe rekomandimeve se situata është serioze dhe duhet të respektojmë vendimet për të mirën e të gjithë neve, qytetarët i pranuan dhe respektuan dhe në fund kjo edhe u shbërblye.

Ramoviq lavdëroi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të komunës me Qeverinë dhe institucionet e tjera shtetërore që në mënyrë profesionale dhe me përgjegjësi ndihmuan komunës më të re. Dua të theksoj vizitën e Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i cili dha mbështetjen e tij dhe përgëzoi puhtetin lokal dhe qytetarët për sjelljen e përgjegjshme.

Në pyetjen tonë për mendimin mbi mbështetjen e diasporës dhe përkrahjes së madhe financiare, Ramoviq thekson se diaspora e ka dëshmuar se do të jetë githmonë me ne.

Kontributi i madh i përket diasporës sonë, e cila nuk e ka harruar vendlindejn e saj , dhe na e kanë dëshmuar se do të jetë gjithmonë me ne. Ndihma erdhi nga Amerika, Evropa, Australia dhe vendet e rajonit. Edhe një herë, do të doja të falënderoja diasporën tonë, sepse pa përkrahjen e tyre gjithçka do të ishte shumë më e vështirë.

Situata aktuale në komunën e Tuzit është e kënaqshme, thotë Ramoviq

Pas vështirësisë erdhi lehtësimi. Trupi Kordinues Nacional zbuti masat dhe pas tre javësh karantine totale, popullsisë iu dha mundësia që vetë derin në ora 15:00 të kryejnë dhe të bëjnë furnizimin për familjet e tyre. Raste të reja me koronavirus nuk ka dhe shumica e atyre që ishin të infektuar janë shëruar. Situata është e kënaqshme dhe shpresojmë që gjatë javëve të ardhshme e gjithë kjo do të kalojë.

Do të doja të falënderoja të gjithë qytetarët për respektimin e masave. Ruani distancën sociale sa më shumë që të jetë e mundur, higjena personale është gjithashtu e rëndësishme gjatë kësaj periudhe dhe, më e rëndësishmja, mos dilni nga shtëpia nëse nuk është e nevojshme. Ndiqni rekomandimet e institucioneve zyrtare dhe organizatave. Së bashku do ti kalojmë edhe këto ditë të vështira.

Pas dëshpërimit, shumë shpresa lulëzojnë …

Pas errësirës dielli shkëlqen …

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!