Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kanë nënshkruar të martën marrëveshjen me kompaninë e kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin, për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, përcjell Insajderi.

Finalizimin e kësaj kontrate Rama e cilësoi si moment më të rëndësishëm se vaksinat, pasi që sipas tij, ndërtimi i aeroportit të Vlorës do t’i sjellë ekonomisë shqiptare një rritje të madhe.

Kreu i Qeverisë shqiptare bëri me dije se ky aeroport se do të jetë motor i ekonomisë shqiptare.

“Më besoni që ky për mua është moment shumë i rëndësishëm se vaksina, se më jep mundësinë të buzëqesh pas një përpjekje të gjatë më pengesa të shumta”, tha Rama.

Po ashtu, futja në garë e Pacollit, sipas Ramës ishte se ai donte të investonte diçka të madhe në Shqipëri.

“Behgjeti nuk gjeti rrugën e një telefonate me mua, për të thënë se donte të merrej me këtë punë, por hyri në garë dhe e fitoi atë me një konsorcium që i kap të gjitha kapacitetet”, shtoi ai.

Ndersa Behgjet Pacolli u shpreh i lumtur që po e bënë këtë investim për kombin tonë. “Kam nderin të jem pjesë direkte e kësaj vepre madhështore. Kjo kontratë sigurisht ka rëndësinë e vet për arsye se ndodh pas shumë kohe dhe një mori dëshirash që unë i pata që një investim i tillë të ndodh këtu, në trojet tona. Është një rast jashtëzakonisht i mirë edhe për mua, edhe për kompaninë dhe partnerët e mi që bashkëveprojmë në këtë projekt. Jam krenar që këtë e bëj për kombin, për popullin tim”, tha aiShpërndaje

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!