I mandatuari për formimin e qeverisë së Mal të Zi, Dritan Abazoviq deklaroi se vendi është gati për formimin e kabinetit të ri qeveritar.
Gjatë një konference për shtyp, Abazoviq u shpreh se qeveria e re do të ketë mbështetjen e 46 deputetëve.
“Kemi arritur një zgjidhje. Ideja është zhbllokimi i Malit të Zi dhe zgjedhja e institucioneve funksionale në vend të kaosit. Nuk jemi kundër zgjedhjeve, por jemi kundër zgjedhjeve pa institucione. Institucionet duhet së pari të funksionojnë,” tha Abazoviq.
Sipas tij, prioritetet janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit, rinovimi i strukturës negociatore, krijimi i një mjedisi për investime të reja si dhe rregullimi i marrëdhënieve me komunitetet fetare.