Boshnjak: Nuk jam adresa për caktimin e seancës së Kuvendit

Nënkryetarja e Kuvendit, Branka Boshnjak, ka deklaruar se seancën e Kuvendit dhe seancën e Kolegjiumit mund ta caktojë vetëm kryesuesi i Kuvendit, Strahinja Bulajiq.

Ai është kryesues i Kuvendit derisa të deklarohet dorëheqja e tij në seancën e parë të Kuvendit dhe deri atëherë është i vetmi i autorizuar për caktimin e seancës dhe kushdo që do ta bënte një gjë të tillë hyn në zonën e përgjegjësisë penale për keqpërdorim të detyrës. “E kam marrë konfirmimin edhe nga ekspertët përkatës juridik. Pra, pavarësisht se kolegët më kanë dërguar letren për thirrjen e seancës të Kolegjiumit dhe seancën e Kuvendit, nuk jam adresa për këtë”, tha Boshnjak. në një deklaratë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!