Tuz: Me veshje kombëtare në mbrëmje të maturës (Foto)

Mbrëmë në Tuz u mbajt parakalimi tradicional i maturantëve të Gjimnazit ”25 maji”.

Ndryshe nga veshjet luksoze, fustanet e gjatë, grimi dhe shumë detaje tjera, dy vajza kanë zgjedhur që të prezantohen me veshjet kombëtare, gjë që lanë të gjithë të pranishmit me gojë hapur, shkruan revista Kosovarja duke theksuar që këto maturante kanë bërë diçka që se bëri askush deri sot.

Vajzat janë, Laura dhe Loreta Camaj nga Tuzi, të cilat kanë vijuar mësimet në gjimnazin “25 maji” në Tuz-Mal të Zi, ndërkaq ato morën shumë komplimente nga mbarë të pranishmit me veshjen e tyre si Malsore./Malësia.ME/Kosovarja/

Fotografia e Matrix Studio

Fotografia e Anton Gjokaj

Fotografia e Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!