URA vazdon me mbrojtje të Fjalorit

Rajka Glushica njëra nga autorët e Fjalorit të akademisë malazeze të artëve dhe shkeceave (CANU) vazhdon të mbrojë Fjalorin i cili përbante kualifikimeve fyese për shqiptarët dhe pjesëtaret e fesë islame.

Fjalori fyes pas reagimeve të shumta dhe pas rezolutës së dorëzuar në Parlament nga deputeti i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj dhe deputeti i Forcës,Genci Nimanbegu u tërheq nga qarkullimi.

Kryetarja e forumit të gruas së URA Rajka Glushica për ”Vijesti” ka thënë se ishte një sulm i mirë-organizuar mbi një vepër leksikografike, mbi autorët dhe botuesin e saj.

Ajo tha se nuk kishte të bënte me kritikë shkencore, të shëndetëshme dhe të frytshme dhe pjesa më e madhe e vërejtjeve të paraqitura, autorët e Fjalorit me argumente i kanë mbrojtur dhe shpjeguar në reagimet e tyre.

Disa nga vërejtjet janë të pabaza me qëllim të keq, kurse një pjesë e vogël ishin gabime teknike dhe gabime në disa të dhëna historike dhe data.

Glushica tha se, duhet parë se cila pjesë e opinionit ka reaguar negativisht për Fjlorin e Akademis malazeze të Shkencave dhe Arteve pastaj shum gjëra do jenë më të qarta./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!