Dukaj: Mos BOJKOTO! Dil dhe VOTO!

Mos BOJKOTO! Dil dhe VOTO!

Të nderuar qytetarë,

Jemi në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahën më 27 maj në disa komuna në Mal të Zi, përfshirë këtu Podgoricën dhe Plavën. Sikur e dinë opinioni i gjerë që Alternativa Shqiptare është lista e vetme shqiptare që garon në këto zgjedhje në komunat e lartpërmendura.

Me këtë paraqitje para opinionit, unë si anëtarë i subjektit në fjalë, dëshiroj të ndaj me qytetarët disa çështje të rëndësishme se PSE DUHET të gjithë në VOTA me datën 27 Maj.

E dreja e votës është një e drejtë themelore e njeriut, e sanksionuar në Kartën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit. Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë, ne jemi të barabartë në zërin tonë ditën e zgjedhjeve.
Vota është një e drejtë e gjithsecilit për të shfaqur mendimin e tij në kohën kur mbahen zgjedhjet. Në njërën anë ndodhet Mendimi, në tjetrën qëndron Vota. Mendimi përkthehet në votë dhe vota shëndërrohet në përfaqësim të mendimit që ka gjithsecili. Pra, përmes votës njeriu përcjell mendimin e tij te përfaqësuesit e vet politik!

Ne vlerësojmë që , është tejet e rëndësishme pjesëmarrja masive në votimet e 27 majit në Podgoricë, si kryeqëndër e Malit të Zi. Është shumë i rëndësishme përfaqësimi dhe zëri shqiptarë në parlametentin lokal atje.

Ditë e 27 majit, qyterarët shqiptarë duhet të jenë largpamës, e mos të bien pre e manipulevimeve që mund të pengojë përfaqësimin shqip aty ku ka shqiptarë, aty ku flitet e vendoset për fatin tonë!

Ne si subjekt garojmë pothuajse në të gjitha komunat ku shqiptarët gravitojnë! Pra, mundohemi që të jemi zëri autentik i shqiptarëve në trojet e veta, sikur është rasti me Podogricën, ku jetojnë një numër i konsiderueshëm i bashkëkombasve tanë.

Qytetarët shqiptarë votën duhet ta shikojnë si detyrim qytetar, kushtetutues, emancipues, pra si ngritje kulturore! Kjo është rruga më e sigurtë për të vendosur ndryshime të qëndrueshme në shoqëri, mjeti kryesor i cili ka fuqinë e ndryshimit!

Andaj me datën 27 maj të gjithë në votime!
Qytetari duhet të vëndosë për INTEGRIMIN DHE FAKTORIZIMIN e vetvetes dhe të popullit shqiptarë në Mal të Zi!

Mos BOJKOTO! Dil dhe VOTO numrin 6!

Me respekt,
Marash Dukaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!