Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq sot në seancën ceremoniale në Cetinë ka dhënë betimin para deputetëve të Kuvendit, me ç’rast edhe zyrtarisht mori detyrën në këtë post.
“Betohem me nderin tim në Kushtetutën e Malit të Zi se detyrën e Presidentit të Malit të Zi do ta kryej me ndërgjegje dhe përgjegjësi për të mirën e të gjithë qytetarëve të vendit tonë. Si President i shtetit, unë do ti përkushtohem ruajtjes së pavarësinë dhe sovranitetit të Malit të Zi dhe afirmimin e tij si një shtet civil, demokratik, ekologjik dhe shtet i të drejtave sociale bazuar në sundimin e ligjit”, tha Gjukanoviq.
Përveq deputetëve, në seancën ceremoniale në Shtëpinë e Qeverisë në Cetinë morën pjesë ish-Presidenti i Malit të Zi, kryetarët e Parlamentit dhe Qeverisë, zyrtarët më të lartë shtetërorë dhe krerët e institucioneve shtetërore.
Në seancë morën pjesë anëtarë të Qeverisë, personalitete fetare, rektorë universitarë, anëtarë të trupit diplomatik, ambasadorë jo-rezidentë, përfaqësues ushtarakë të mbrojtjes dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.Pas betimit dhe fjalimit të mbajtur para zyrtarëve, Gjukanoviq përshëndeti edhe anëtarët e Rojes së nderit të Armatës së Malit të Zi.
Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 15 prill, Gjukanoviç fitoi 53.9 për qind të votave. Ai do ta ushtrojë këtë funksion për 5 vite.
Presidenti i Malit të Zi përfaqëson shtetin në vend dhe jashtë tij, nxjerr ligje, shpall zgjedhjet parlamentare, propozon kandidatët për kryeministër, president dhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese në Parlamentin e Malit të Zi.
Presidenti i propozon parlamentit që të shpallë referendum, të miratojë amnisti për vepra penale, ndarjen e mirënjohjeve dhe çmimeve dhe kryen detyra të tjera të përcaktuara me Kushtetutë.
Që nga sistemi shumëpartiak, presidentë të Malit të Zi kanë qenë Momir Bulatoviq, në dy mandate, Gjukanoviq një herë dhe Filip Vujanoviq tri herë.