Jelena Karleusha: Shqiptarët po dominojnë botën në muzikë (Video)

Këngëtarja serbe Jelena Karleusa ishte protagoniste e një interviste ekskluzive për Prive në Klan Kosova.

Ylli serb shpalosi gjerë e gjatë detaje nga karriera e saj, fillet e vështira, paragjykimet por edhe mbi jetën e saj private.

Në një moment, ajo u pyet nga gazetari Vlorijan Halili mbi këngëtaret shqiptare që po shkëlqejnë në botë.
Karleusa pati një koment mbi Rita Orën, Dua Lipën dhe të preferuarën e saj, Bebe Rexhën.

Në përfundim të intervistës, gazetari Vlorijan Halili i ka dhënë një dhuratë simbolike, libër me thënie të Nënë Tereza. Ka qenë vetë këngëtarja serbe që ka ndarë me ndjekësit dhuratën në rrjetet sociale.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!