Sinishtaj: ASH – opcioni i vetëm për votuesin shqiptar

Të nderuar qytetar,

Me 27 maj mbahen zgjedhjet lokale në nivel të kryeqytetit, zgjedhje këto me rëndësi të posaçme për ne si popull autokton i këtyre trevave. Ashtu si herave të tjera edhe këto zgjedhje „Alternativën shqiptare“ e gjejnë në krye të misionit, duke marre mbi vete përgjegjësin e pjesmarrjes në zgjedhje duke respektuar kësisoji vullnetin e qytetarëve ashtu që mos tu mohohet e drejta të ken përfaqsuesin e tyre autentik. Gjithnjë duke pas parasysh rrethanat politike por edhe përgjegjin tonë si bartës i projektit për Komunë të plotë por edhe fazën e tranzicionin që është para nesh e cila është përcaktuar me Ligj, pastaj ndarjen e teritorit, pasuris, borrxhit etj. Duke ditur gjitha këto jemi të vetëdishëm se rrethanat politike na diktojnë domosdoshmërinë ta kemi përfaqsuesin në Kuvëndin e Kryeqytetit. Përfaqsimi i shqiptarëve në kryeqytet paraqet një garancion më shumë drejt realizimit të interesave tona si komunitet, prandaj nuk goxojmë ta humbim ketë rast unik por përmes votës duhet të tregojmë se zëri i shqiptarëve egziston dhe ai duhet të ndëgjohet fuqishëm në çdo nivel të qeverisjes dhe në çdo komunë ku ka shqiptar.

Bashëkombas të nderuar, kini kujdes dhe mos bini pre e propagandës se atyre të cilët „zgjodhën bojkotin“, ata të cilët pavarsisht se nuk janë në garën zgjedhore nuk po e kurrsejnë energjin negative duke bërë fushat kundër subjektit të vetëm shqiptar në këto zgjedhje. Shih çudin: Jo kundër PDS, jo kundër Frontit demokratik, por kundër Alternativës shqiptare!
Duke ditur që bojkoti i votuesit opozitar është favor ndaj atyre që kanë pushtetin, ky opcion më duket krejtësisht i gabuar, sidomos kur dim se në ketë fazë duhet të shikohet me larg se kurr në drejtim të vëndimeve që do të merrën e të cilat do të prekin të drejtat tona, pronën dhe teritorin tonë.

Alternativa shqiptare nuk është subjekt destruktiv që del nga podrumet e errëta të marreveshjeve të fshehta e të cilat dëmtojn shqiptarët – ne jemi parti politike serioze, ku ka njerëz të përgaditur, orjentim të qartë programor, jemi parti e cila përfaqson më së miri interesat e komunitetit, gjë të cilën e kemi dëshmuar me vepra jo me fjalë.
Për ketë me 27 maj votojmë për përfaqesuesin tonë që do sherbej si prita e cila nuk do te lejoj vërshimet, pa u intimiduar e duke dal qartë në krah të interesave të shqiptarëve. Për ketë zëri im është për Alternativen shqiptare, ky është zëri i shumë bashkombasve të mi e të cilët tek ne kanë vu re seriozitetin, përkushtimin, vigjilencën, afërsin dhe përftyrimin e vet. Ketë e kemi pa në zgjedhjet e fundit dhe ketë po e shohim çdo ditë në kontakt me qytetarët.

Prandaj si përfaqsues i qytetarëve dhe anëtar i Kuvëndit të komunës së Tuzit, që edhe për pak kohë do jet në kuadër të Kryeqytetit, jam i mëndimit se duhet të ruajmë bashkimin, forcën, fuqit dhe frymën e fitores, të dalim masovikisht në zgjedhje dhe të rrubullaksojm numrin 6. Kush na beson ne nuk do të zhgënjehet, ne jemi shpresa se ky vënd do të zhvillohet dhe se qytetarët do të shkarkohen nga barra e zgjidhjes së çeshtjes së qeverisjes lokale.

Qytetar të nderuar, ju ftoj të gjithëve të na bashkoheni sepse ne nuk ju biem në pozit të keqe duke u bër thirrje në bojkote, ne nuk ja hapim portat shantazhit por marrim përgjegjesin në duart e veta. Alternativa shqiptare janë qytetaret, puna dhe nderi i tyre, dashuria ndaj vëndit, përkushtimi ti ruajm traditat dhe kulturën. Me ne merreni vesh lehtë sepse flasim shqip, por jo atë “shqipen e bojkotimit” që malsoret nuk e kuptojnë, instrukcionet për te cilën merren një Zot e din se kund.

Si banor i kësaj treve ata që e deshiroj për ju e dëshiroj edhe për vetën, prandaj ju ftoj që me 27 maj të shfrytzoni të drejtën ligjore dhe delni masovikisht në zgjedhje, tregoni se shqiptarët dinë të ngrisin zërin në mbrojtjen e interesave të veta dhe ky zë – vota juaj, të flas vetëm shqip.

Për faktorizim dhe integrim
Rrumbullakso numrin 6

Me nderime,
Albian Sinishtaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!