Koha e ka vërtetuar triumfin e gjeneratës sonë

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq me rastin e 21. majit Ditës së pavarësisë u ka dërguar urime të gjithë qytetarëve të Malit të Zi me dëshirë për zhvillim dhe progres të shpejtë ekonomik të vendit.

“Pas vetëm 13 vitesh nga rivendosja e pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare të Malit të Zi, sot me krenari theksojmë se koha ka vërtetuar triumfin historik të gjeneratës sonë, thekson mes tjerash në urimin e vetë presidenti Gjukanoviq.

Ai ka shtuar se Mali i Zi është faktor i rëndësishëm i stabilitetit rajonal ,anëtarë i respektuar i NATO aleancës dhe në prag të anëtarësimit në BE. Mali i Zi sot është shtet lider në rajon, kur është fjala për zhvillimin ekonomik dhe destinacion gjithnjë e më tërheqës për investuesit me gjasa reale për përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe përmirësimin e cilësisë të jetës së qytetarëve, ka theksuar Gjukanoviq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!