Gjeka: “Koha Javore” të jetë gazetë ditore

Deputeti i Koalicionit Shqiptar „Bashkë një za“ dhe lideri i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka tha se e përjavshmja në gjuhën shqipe, „Koha Javore“, duhet të bëhet gazetë ditore.

Ai gjatë diskutimit në Kuvendin e Malit të Zi mbi buxhetin për këtë vit tha se për këtë dedikim duhet të rriten mjetet e planifikuara buxhetore për 100.000 euro të tjera.

„Kështu do të dëshmonit se kujdeseni për të drejtat e pakicave në Mal të Zi, për përmirësimin e informimit të tyre dhe nevojën për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës amtare“, vlerësoi Gjeka./Ul-info/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!