Shqipëria kualifikohet e para për natën finale të ‘Eurovision 2021’

Ka përfunduar nata e dytë gjysmëfinale e “Eurovision 2021”, ku interpretuan 17 këngëtarë nga shtete si San Marino, Estonia, Republika Çeke, Greqia, Austria, Polonia, Moldavia, Islanda, Serbia, Gjeorgjia, Portugalia, Bullgaria, Finlanda, Latvia, Zvicra, Danimarka edhe vendi ynë, Shqipëria ka qenë “shteti i parë” që është kualifikuar për në finalen e “Eurovision”.

Përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision që mbahet në Roterdam, Hollandë është këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën “Karma” (e cila ka performuar e 11-ta).

Performanca dhe interpretime unike kishte në këtë edicion të 65-të të festivalit europian, që vjen pas kufizimeve të pandemisë së Covid-19.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!