Dukaj me ambasadoren e BE-së: Dialogu mes Malit të Zi dhe BE-së jashtëzakonisht i rëndësishëm

Ministri i Administratës Publike, MSc Marash Dukaj, ka takuar sot shefen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, ambasadoren Oana Kristina Popa.

“Ambasadorja Popa theksoi gatishmërinë e BE-së për të bashkëpunuar në arritjen e synimeve të përcaktuara dhe shprehu pritshmërinë që Mali i Zi do të vazhdojë të përmbushë me sukses detyrat e tij për përparim të mëtejshëm në drejtim të reformës së administratës publike, punësimit të bazuar në merita dhe kompetencave të idixhitalizimit të administratës publike.

Dukaj shprehu mirënjohjen ndaj Bashkimit Evropian për angazhimin dhe mbështetjen ndaj Malit të Zi në arritjen e rezultateve kyçe në fushën e reformës së administratës publike dhe e informoi për prioritetet në punën e këtij departamenti dhe vizionet për përmirësimin e mëtutjeshëm të administratës publike, përfshirë procesin e dixhitalizimit.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

“Ministri Dukaj vuri në dukje se transformimi dixhital mbetet i lartë në prioritetet e kësaj Qeverie dhe rikujtoi se dixhitalizimi është një nga mjetet më të mira për përmirësimin e administratës publike dhe komunikimit mes qytetarëve dhe ekonomisë dhe administratës publike, veçanërisht në përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje.

“Shtylla e bashkëpunimit mes Malit të Zi dhe BE-së është reforma në administratën publike dhe zhvillimi i një Strategjie të re në Reformën e Administratës Publike për periudhën 2022-2026 është një mundësi për të intensifikuar përpjekjet për ndërtimin e një administrate publike moderne dhe efikase. Në këtë kuptim, dialogu mes Malit të Zi dhe BE-së në kuadër të Grupit Special për Reformën e Administratës Publike është jashtëzakonisht i rëndësishëm, si mekanizëm i suksesshëm për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”, tha Dukaj. /Malësia.ME/

Shperndaje