Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka bërë betimin sot në Kuvendin e Malit të Zi në Podgoricë dhe ka marrë detyrën e kreut të shtetit.
Betohem se do t’i kryej detyrat e presidentit me përgjegjësi, nder, ndërgjegje, drejtësi dhe paanshmëri, sipas Kushtetutës dhe ligjit”, tha ai.
Në ceremoni morën pjesë një numër i madh zyrtarësh të huaj, duke përfshirë edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Gjithashtu ishte edhe i dërguari special i SHBA-së, Gabriel Escobar si dhe i dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Pas betimit, Milatoviq tha se është i nderuar që është president i Malit të Zi, vendi ku ka lindur dhe të cilin e do pa masë.
“Do të jem president i të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre navionale dhe fetare”, tha ai.