Procesi i ratifikimit të Protokollit për pranimin e Malit të Zi në NATO është duke ecur me dinamikën e planifikuar dhe do të përfundojë nga mesi i vitit të ardhshëm , ka thënë kryetari i Kuvendit , Darko Pajoviq , pas një takimi me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s .
Ai tha se është i inkurajuar me dinamikën dhe atmosferën brenda vendeve anëtare të NATO-s kur është fjala për integrimin e Malit të Zi në Aleancë.
Pajoviq tha se Shqipëria është vendi i parë i ardhshëm që do të ratifikojë protokollin, të enjten.Pastaj këtë do ta bëjë Bullgaria, në korrik./Malësia.ME/