Pos nga UEFA, Kombëtarja shpërblehet edhe nga Qeveria me 1 milion ‎€ (Video)

Fitorja e parë e Shqipërisë në Kampionatin Evropian do të shpërblehet edhe nga Qeveria e Shqipërisë.

Në mbledhjen e të hënës raportohet se është vendosur që Kombëtarja të shpërblehet me një milion euro për triumfin ndaj Rumanisë.Ky shpërblim besohet se është më i madhi i dhënë ndonjëherë nga Qeveria shqiptare për skuadrën kombëtare.

Por jo vetëm kaq. Kryeministri Rama u premtoi pasaportë diplomatike të gjithë futbollistëve të kombëtares, si ambasadorët më të mirë të vendit në botë.

Ndryshe, Kuqezinjtë për fitoren ndaj Rumanisë do të përfitojnë edhe një milion të tjera nga UEFA.

Shperndaje