Brajoviq: Deputetët e FD do të tentojnë të shkaktojnë probleme

Kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviq, ka pohuar se deklaratat e FD për luftën qytetare në Mal të Zi, janë të papërgjegjshme dhe ka shtuar se pret që deputetët e kësaj aleance politike do të tentojnë që me sjellje vulgare dhe të pakulturuar të shkaktojnë probleme, por shumica parlamentare do të qëndrojë në nivelin e  duhur dhe do të vazhdoj punën e vet.

Më së lehtë është që në fyerje të përgjigjet me fyerje dhe që në sulme fizike të përjigjet me sulme fizike. Në këtë rast kërcënimet fizike janë shprehje e dobësisë e jo e fuqisë, ka pohuar Brajoviq, në emisionin “Odgovaran odgovor”, të radios së Malit të Zi.Ai, po ashtu, pohon se shteti  është aty për të penguar sjelljet ekstreme dhe ka shprehur habinë e vetë  në mosreagimin e  prokurorisë për shkak të deklarateve të disa deputetëve  nga FD. Kryetari i kuvendit, vlerëson se FD tashmë nuk e ka përkrahjen e cila do tu siguronte 18 deputet në Kuvend, siç ishte në zgjedhjet e fundit parlamentare e që mund të shihet në shpërndarjen e votave në zgjedhjet lokale.

Brajoviq, ka shtuar se edhe votuesit e FD, e kanë parë se në rrugë nuk mund të arrihet asgjë dhe se protesta kundër anëtarësimit të malit në Zi në NATO, ka tubuar vetëm disa qindra njerëz.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!