BERZH mbështet korridorin Adriatik-Jon që lidh Malin e Zi, Shqipërinë dhe Kroacinë

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) planifikon të investojë në zhvillimin e aeroportit të Tivarit dhe Podgoricës si dhe në sektorin bujqësor të vendit, sipas nënkryetarit të BERZH, Alain Pilloux.

Por, një tjetër projekt që pritet të marrë mbështetje nga ky institucion huadhënës është edhe korridori Adriatiko-Jonian, që do të lidhë Kroacinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë.

“Ne do të mbështesim zhvillimin e aeroporteve Tivat dhe Podgoricë, si dhe, natyrisht, zhvillimin e infrastrukturës rrugore, duke përfshirë ndërtimin e një autostrade në Serbi, si dhe korridori Adriatiko-Jonian që do të lidhë Kroacinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë”, -tha Pilloux për RTCG.

BERZH do të investojë edhe në sektorin bujqësor të Malit të Zi, citoi më tej ai.

 “Ne do të investojmë në zhvillimin e sektorit lokal të agrobiznesit. Veçanërisht frutat, perimet, mishi”.

Më parë këtë muaj, BERZH caktoi Zsuzsanna Hargitai si drejtuese për Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Çfarë është Korridori Blu

Autostrada Adriatiko–Joniane apo Korridori Blu është autostrada e së ardhmes që zgjatet përgjatë gjithë bregut lindor të Adriatikut dhe detit Jon, duke u zgjatur deri në pjesën perëndimorë të Gadishullit të Ballkanit. Rruga nis nga Trieste në Itali, kalon përmes Sllovenisë, hyn në Kroaci afër Rijeka dhe del Trebinjë në Bosnjë përpara se të hyjë në Mal të Zi. Gjithsesi ende nuk janë konkluduar projektet finale. Autostrada kalon në Podgoricë dhe më pas në Shkodër në Shqipëri për të vazhduar në Tiranë-Durrës-Fier-Gjirokastër duke dalë nga Shqipëria për t’u lidhur me seksionin grek rrugës E55.

Shperndaje