DPS ngre kallëzim penal ndaj Nimanbegut dhe 18 këshilltarëve të Kuvendit të Ulqinit

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) ka ngritur sot kallëzim penal ndaj kreut të Forcës, Genci Nimanbegu, por edhe ndaj 18 këshilltarëve të tjerë të Kuvendit lokal të Ulqinit.

“Sot, siç ishte paralajmëruar, në Prokurorinë Speciale të Shtetit ngritëm kallëzim penal kundër Genci Nimabegut, deputet në Kuvendin e Malit të Zi dhe këshilltar në Kuvendin e Komunës së Ulqinit dhe kundër 18 këshilltarëve të parlamentit lokal që morën pjesë në seancën jo-legale si dhe kundër Marko Vuçiniq, inspektor administrativ i Ministrisë së Administratës Publike.

Ata deklarojnë se në seancën e Kuvendit ka ndodhur “dhuna ligjore, abuzim dhe tejkalim i rëndë i kompetencave të këshilltarëve”.

Për shkak të mënyrës së mbajtjes së seancës, siç shtojnëata, e cila “bie ndesh me gjithçka që parashikon zgjidhja ligjore, në Gjykatën Administrative të Malit të Zi është paraqitur padi për anulimin e vendimit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit në të cilën kryetar Kuvendi është zgjidhur Ardijan Mavriq dhe është firmosur nga Genci Nimanbegu, i cili i dha vetes të drejtën për të drejtuar seancën, deklaruan nga PDS./Malësia.ME/

Shperndaje