Shembulli i prodhimit të kripës në kriporen e Piranës në Slloveni jep shpresë të vërtetë se gjatë këtij viti do të mundësohet ky aktivitetet edhe në Ulqin, në sasi në pajtim me mundësitë aktuale , ka kumtuar ministri për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm, Branimir Gvozdenoviq.
Ai së bashku me kryetarin e Këshillit drejtues të parqeve nacionale të Malit të Zi, Urosh Andriasheviq, ka qëndruar për vizitë në këtë kripore të Sllovenisë. Vizita, siç është kumtuar nga ministria , është organizuar me qëllim të njohjes me procesin e prodhimit të kripës në Pirana, dhe analizimit të mundësive për zbatimin e procesit të njëjtë prodhues në Mal të Zi, me qëllim që gjatë këtij viti të iniciohet ky aktivitet edhe në kriporen e Ulqinit . Gvozdenoviq, ka theksuar se është i inkurajuar me faktin sepse në një hapësirë dyfish më të vogël se sa në kriporen e Ulqinit, me sukses funksionon prodhimtaria e kripës , të preparateve kozmetike dhe shëruese , turizmi shëndetësor dhe parku natyror.