Kuvendi i Tivarit: Stop llumrave të ujërave të zeza në Mozhurë

Kuvendi komunal i Tivarit solli vendimin që në deponinë regjionale “Mozhur” të mos lejohet hedhja e llumit nga komunat tjera.

Ky vendim është miratuar me propozim të këshilltarëve të opozitës në Parlamentin e qytetit të Tivarit.

Themelues të Deponisë regjionale “Mozhur” janë komunat Tivar dhe Ulqin.

Në Kuvendit komunal të Tivarit rregullisht shqyrtohet raporti për punën e kësaj ndërmarrje, derisa kjo gjë asnjëherë nuk ndodhi në Parlamentin e Ulqinit./ulinfo/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!