Mali i Zi vetëm për 10 vjet prej vendosjes së pavarësisë ka shënuar progres të mirë, kurse SHBA u mbeten besnike përpjekjeve të Malit të Zi që të anëtarësohet në UE , ka vlerësuar presidenti amerikanë Barak Obama.
Obama i ka derguar presidentit të Malit të Zi Filip Vujanoviq urimin me rastin e 13 korrikut Ditës së shtetësisë së Malit të Zi në të cilin ka theksuar se populli amerikanë dhe ai personalisht i dërgojnë popullit të Malit të Zi urimet më të ngrohta me rastin e shënimit të 13 korrikut.
Obama ka theksuar se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO paraqet hap të rëndësishëm drejtë integrimit të plotë të Malit të Zi në institucionet euro atlantike. Nga kabineti i presidentit Vujanoviq është kumtuar se urimet me rastin e Ditës së shtetësisë i kanë dërguar edhe presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan , i Azerbajxhanit Ilham Aliev si dhe mbretërit të Jordanisë Abdullahu i dyt i Spanujes Felipe , i Malajzisë Tuanku Alhaj Badlishah , si dhe presidentet e Rumanisë Klaus Verner Johanis , i Letonisë Rajomonds Vejonis dhe i Lituanisë Dalie Greibiskaite.