Ministria e Arsimit të Malit të Zi ka shpall sot konkurs për bursa të veçanta për arsimin në gjuhën shqipe, njoftoj përmes facebook drejtori gjeneral në Ministrinë e Arsimit, Marash Dukaj.
Përveç bursave, konkursi është shpallur edhe për ndarjen e bursave nxënësve të talentuar, per kredi studentore, si dhe pranimin në konvikte.
Statusi I plotë i Dukaj
📣Ministria e Arsimit shpalli sot konkurs për ndarjen e :
📌bursave studentëve më të mirë;
📌bursave nxënësve të talentuar;
📌kredive studentore; si dhe
📌për pranimin në konvikte;
👉Rikujtoj që çdo vit, Ministria ndanë bursa të
veçanta për arsimin në gjuhën shqipe, e që kanë
të bëjnë me lëmi deficitare, siç është
matematika, fizika etj.
Të gjitha detalet mund ti gjeni në web faqën👇
www.mps.gov.me