Urimet me rastin e Kurban Bajramit

KKSH: Të hënën nënshkrimi i memorandumit me KKSH në Serbi | TVTeuta

Të dashur bashkatdhetar të besimit myslimanë në vendlindje e në mërgim, urime festën e Kurban Bajramit.

Kjo është festë e sakrificës, e flijimit për hirë të plotfuqishmit, e vjetër sa vetë fillet e njerëzimit, si akt falenderimi ndaj krijuesit për të gjitha të mirat që gëzojmë çdo ditë në këtë botë, për lutjet tona si mbrojtëse nga fatkeqësitë, janë dëshmi e bindjes, përkushtimit e devotshmërisë së njeriut ndaj krijuesit të gjithësisë, që nga lashtësia e deri në ditët tona. Uroj që këtë traditë, ta respektojmë e zbatojmë siç është më së miri, duke gëzuar zemrat e të afërmve dhe familjeve në nevojë, me vizita, dhurata e në shpërndarje të pjesëve nga kurbani. Zoti ju pranoftë lutjet, sakrificat dhe kurbanët për hirë të Tij.Për të gjitha familjet tona dhe kombin shqiptar uroj mbarësi, shëndet, begati, e t’i kalojmë sa më mirë këto ditë feste.

Gëzuar!

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Komuna e Tuzit të gjithë qytetarëve të besimit mysliman Ju uron, Gëzuar Kurban Bajramin!

Paqja, gëzimi, lumturia dhe begatia mbizotërofshin gjithmonë në familjet tuaja!

Komuna e Tuzit!

Mund të jetë një imazh i 1 person, i ulur dhe kostum

Të nderuar miq,

qytetarë dhe qytetare të komunës së Tuzit, e nderuara Diasporë, Kurban Bajrami mban në vete sakrificën, por edhe një sfidë në të mirën e përgjithshme të bashkësisë.

Në rend të parë janë anëtarët e familjes, fqinjët dhe miqtë.Duke respektuar simbolikën e Kurban Bajramit, shpreh dëshirën që perpjekjet dhe vlerat e kësaj feste, të pasurojnë shoqërinë tonë dhe të gjithë të punojnë në të mirën e përgjithshme. Shfrytëzoj rastin që të gjithë pjesëtarët e besimit islam, t’ju dëshiroj ditë të bekuara të Kurban Bajramit që t’i kalojnë në paqe, me fat dhe lumturi, me të afërmit tyre.

Me respekt,

Nik Gjeloshaj

Kryetar i komunës së Tuzit

Mund të jetë një imazh i teksti

Gëzuar Festa, miq

Anëtarë, simpatizantë e shqiptarë të tjerë, të gjithë ju që festoni Kurban Bajrmin, Lidhja Demokratike Shqiptare ju përgëzon dhe ju uron këtë Festë të madhe, duke ju dëshirua begati, lumturi dhe gezim në familjet tuaja.

GËZUAR!

Lidhja Demokratike Shqiptare

Mund të jetë një imazh i teksti

Në emrin tim personal dhe në emër të Unionit Demokratik të Shqiptarëve, me rastin e festës së Kurban Bajramit, uroj të gjithë qytetarët e besimit Islam dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Mal të Zi, me dëshir që këtë festë ta festojmë me gëzime dhe harmoni me më të dashurit.

Le të jet kjo festë, festë e dhurimit dhe solidaritetit ndaj njëri tjetrit, dhe shtytës për përhapjen e respektit, faljes dhe miqësisë reciproke, dhe një stimul shpirtëror për tolerancën dhe bashkëjetesën fetare.Dëshiroj që ditët në vijim t’i kaloni duke kujtuar të gjitha të mirat që na rethojnë, dhe në rrethin e atyre që janë më afër jush, në ngrohtësin e dashurisë të festoni Kurban Bajramin.

Me Respekt,

Kryetari i UDSH-së Mehmed Zenka

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Të nderuar besimtare dhe besimtarë,

Sot është një ditë e madhe për gjithë besimtar-et/ët e fesë islame, dita e Kurban Bajramit apo Haxhi Bajramit.Me këtë rast, Forca e Re Demokratike ju uron festën e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar shëndet, begati dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja!

Zoti i Gjithësisë i begatoftë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen!

Gëzuar!

Forca e Re Demokratike

ДАН - Из НВО „Др Мартин Шнајдер - Јакоби” тврде: Сулејмани би да се дозволи  лов на Солани

Vëllezër dhe motra, Me shëndet e zemër të mirë natën dhe festën e Kurban Bajramit!

Le të shërbejë kjo festë që, në qendër ka sakrificën në emër të paqes shpirtërore dhe dorështrirjen në emër të solidarizimit njerëzor, për ditë solidare dhe të begatëta në familjet tuaja, rrethin tuaj, qytetin tuaj, vendin tonë të përbashkët. Ulqini ynë, sidomos këto ditë, është qyteti i të gjithëve. Ulqini, po pra ai Ulqini i vogël ka vend për të gjithë. Ulqini ynë, Ulqini i të gjithëve, i vogël xhevahirë, i fshehur si margaritarë. Siç festat i kremtojmë pa dallime eventuale dhe të bashkuar, ashtu le të frymojmë e funksionojmë çdo ditë. Çdo ditë bashkë nënkupton çdo ditë festë. Duke dëshiruar për secilin dhe të gjithë shëndet e harmoni, apeloj për më shume bashkërendim dhe bashkëpunim në secilën fushë, solidarizim dhe aktivizëm në çdo lëmi, në emër të së nesërmes, në funksion të së ardhmes!

Urime! Zoti ju bekoftë!

Haxhi Sulejmani,

Kryetar i Kuvendit Komunal Ulqin

Mund të jetë një imazh i teksti

Urime e Gëzuar të nderuar miq që festoni!

Alternativa Shqiptare

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!