Fluks i madh i kosovarëve drejt Shqipërisë, gjatë 24 orëve të fundit kaluan 46 mijë shtetas (Video)

Edhe kjo fundjavë ka patur një fluks të madh të lëvizjes së pushuesve kosovarë drejt bregdeti shqiptar. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Doganën e Morinës kanë kalur 46 mijë shtetas kosovarë.

Në këto kushte edhe trafiku është i rënduar në aksin Morinë-Kalimash, ku shpesh herë nuk mungojë edhe aksidentet. Më i fundit u shënua këtë të shtunë, por fatmirësisht vetëm me dëmtime të automjeteve.

Të dhënat e policisë flasin për një numër të vogël të aksidenteve në Rrugën e Kombit, nga 1 qershori deri në mesin e muajit gusht dhe asnjë me pasojë jetë njerëzish.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!