Ulqini nderon kampionen olimpike Majlinda Kelmendi

Delegacioni nga Ulqini mori pjesë në ceremonin të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, me ç rast janë ndarë shpërblimet shtetërore kampiones olimpike në xhudo Majlinda Kelmendit, dhe trajnerit të saj, Driton Kuka, për medaljen e parë të artë historike që i sollën Republikës së Kosovës.

Delegacionin e Komunës e përfaqesuan nenkryetari i Komunës Met Gjoni, dhe Drejtori i Organizatës turistike Fuad Haxhibeti, të cilët Majlindës i dhanë  çmimin nga Komuna e Ulqinit, e që përfshinë: pushimin dyjavorë ne Kalanë e Ulqinit dhe një pikturë me motive nga bregdeti i Ulqinit.

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!