Përfaqësuesja e URA mbron fjalorin që fyente shqiptarët (Video)

Në debatën parazgjedhore të mbajtur sonte në RTMZ, përfaqësuesja e URA të Dritan Abazoviq doli në mbrojtje të fjalorit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, fjalorë ky që fyente popullin shqiptarë.

Ajo tha se Nik Gjeloshaj në Parlamentin e Malit të Zi masakroi fjalorin në të cilin ka punuar edhe ajo.

Përfaqësuesi i Listës Shqiptare, Nikollë Camaj ka reagur duke theksuar se çdo veprim rezulton me një reagim, reagimi i Gjeloshaj ishte reagim normal, ndaj një ideje të çmendur që në enciklopedin malazeze të paraqësë në atë mënyrë shqiptarët.

Në atë kohë deputeti i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj kishte recikluar disa faqe nga ky fjalorë në të cilat fyheshin shqiptarët. Pas dorëzimit të rezelotave në Parlament nga deputetët Nik Gjeloshaj dhe Genci Nimanbegu fjalori është tërhequr nga shitja.

Më poshtë mund të shikoni debatën mes përfaqësuesës së URA, Tatjana Beçanoviq dhe përfaqësuesit të Listës Shqiptare, Nikollë Camaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!