Filloi Festivali Mbarëkombëtar i Folklorit “Rapsha 2022”

Pas përgatitjeve disa mujore, në organizim të SHKA “Rapsha” të Malësisë së Madhe, mbrëmë në një ambient mëse impozant, buzë liqenit të Shkodrës filloi edicion të VI i Festivalit Mbarëkombëtar të Folklorit “Rapsha 2022” – Malësi e Madhe, i cili gjatë tri netëve do të pres me me bujarin prej malësori rreth 300 artistë shqiptarë nga gjitha trojet etnike dhe diaspora e Amerikës, e cila edhe është mbështtsja kryesore financiare ek këtij evenimenti ndër më të organizuarit në tokat shqiptare. Manifestimi filloi me një defile të grupeve përgjatë rrugës kryesore të Tuzit në ora 18 ,ndërsa që programe fiks në ora 20, n¨n qiellin a haptë përplot art e freski.

Të gjithë të pranishmëve mërseardhje ju dëshiroi David M. Juncaj kryetar i SHKA “Rapsha” dhe njëherit drejtor i Drejtorisë së festivalit. Ai flajën e tij e filloi me një përshëndetje për të gjithë:  “ duke ju uruar që të kaloni çaste të bukura gjatë këtyre tri netëve”.  Përkujtoi se : Në programin e festivalit ku do të shpaloset folklori nga të gjitha trojet etnike shqiptare si dhe diaspora jonë e mrekullueshme, duke dëshmuar kështu se kombi shqiptar di të ruajë kulturën dhe traditën e vetë, e që Festivali është vendi më i përshtatshëm të pasqyrohet kjo, por edhe të kultivohet te brezat e ri. Aq më parë që përmes folklorit është bërë e mundur që kohërat e vështira të kombit të kthehen në këngë e histori dhe kështu të mbahen gjallë heroizmat e mbarë trojeve tona shqiptare si dhe të ruhet e përcillet nga brezi në brez. Edhe sivjet Vitoja bashkon vëllezërit e motrat nga të gjitha trevat shqiptare dhe si i tillë kurorëzohet si festivali mbarëkombëtar…Nuk ka asnjë komb në botë, të jetë i ndarë në 5 shtete, siç është kombi ynë. Vërtetë historia na ndau, por kurrë me zemër, kurrë ! Qëndruam stoik e të papërkulur, ndaj edhe sot siç e shikoni është koha jonë, koha e shqiptarëve”

Në fund David Juncaj, falënderoj Fondin Humanitar Rapsha, në krye Lindon Lajçaj, me seli në Michigen, anëtarët e së cilit organizuan aksion për grumbullimin e mjeteve të duhura. Pos mërgatës falënderoj edhe donatorët vendor, si dhe kuvendin e Tuzit si dhe mediat që i kontribuuan popullarizimit të këtij manifesti.

Në emër të Fondit Humanitar Rapsha, donatorëve nga diaspora shqiptare, falëndoj Lindon Lajçaj për këtë organimzim madhështor, mbarëkombëtarë. Sot për ne mërgimtarët ky manifestim është një natë e madhe sepse ky festival është identitet dhe fuqi vepruese kulturore. Malësia jonë e dashur i pranon dhe nderon të gjithë bashkëkombësit tanë nga trojet shqiptare. Dua tu siguroj se do jemi përherë me ju aje ku e do vendi dhe kombi. Njoftim: Fondi humanitarë “Rapsha” grumbullon afër 40 mijë dollar për Festivalin Mbarëkombëtarë në Malësi.

Nata parë e festivalit, ku merrnin pjesëe dhe përfaqësuesit diplomatik nga Kosova e Shqipëria, filloi me paraqitjen e nikoqirit: SHKA “Rapsha”, e pastaj me SHKA “Malësori” nga Prizreni, SHKA “Maja e Karafilit” – Plavë, Ansambli “Gurra e Kurbinit”- Laç , SHKA “Jahi Hasani” nga Qegrani i Gostivarit, Ansambli folklorik Çipini  nga Vlora, SHKA “Zëri i Luginës” Bujanoc- Lugina e Preshevës dhe Ansambli Këngëve dhe Valleve Deçan. Edhe në prezantim,

Secili nga këto grupe pati një specifikë te veçantë si në interpretim , veshje apo prezantim duke krijuar shumë emocione, qoftë përmes këngëve karakteristike të mjedisit që sollën në këtë ambient apo edhe koloritit të kostumeve që bartnin, apo instrumentet në të cilat loznin. Ishte ky një rast i shkëlwqyeshëm që edhe grupet artistike të njihen dhe të forcojnë bashkëpunimin midis tyre.
Në fund të festivalit, një juri profesionale do të vlerësojë tre nga grupet më të mira. Programin po e moderon gazetari i mirënjohur nga Tirana, LLesh Nikolla.

Shperndaje