U tha se do të linte futbollin, por Cana merr ofertë nga Serie A

Lorik Cana refuzoi disa oferta këtë verë, ndërsa u përfol se nuk do të luante më futboll pas tërheqjes nga kombëtarja kuqezi.

Por, lajmet e fundit vijnë nga skuadra e tre shqiptarëve, Ledjan Memushaj,Rei Manaj dhe Leonardo Maloku.

Madje, drejtuesit e Pescaras kërkojnë shërbimet e ish-kapitenit kuqezi dhe tashmë i kanë bërë një ofertë.

Mediat italiane shtojnë zërat se Cana, i cili ka eksperiencë të madhe në futbollin e luajtur në skuadra me emër në Europë, do të jetë një nga përforcimet më të bujshme të afatit kalimtar të janarit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!