Gjeloshaj: ASH ofron mundësi dhe hapësirë të rinjëve, jemi shtylla e bashkimit

Të nderuar qytetarë,

Dëshiroj të ndaj me ju disa çështje të rëndësishme në prag të zgjedhjeve lokale, që do të mbahën me 26 nëntor të këtij viti.

Tuzi si Komunë në kuadër të Kryeqytetit Podgorica pas zgjedhjeve lokale, do të zgjas vetëm 9 muaj. Sikur e dini edhe ju vet, që me 1 shtator të vitit 2018 hynë në fuqi ligji i votuar në Parlament dhe i pubikuar në fletën zyrtare të Malit të Zi, që Tuzin e definon Komunë të plotë dhe me automatizëm do te thotë që përsëri pas një viti do të kemi zgjedhje të reja për Kuvendin e Komunës së plotë.

Aritja e statusit të Komunës së plotë të Tuzit është produkt i punës së partive shqiptare dhe bashkpunimit shumë të ngusht me shtetin amë, që çdo ditë e më shumë ky bashkëpunim po përforcohet.

Të nderuar miq,

Këpurdhat mbas shiut nuk mund ti ndal askush, e aq më pak të merremi me analizën e tyre, si dhe të atyre që „fjetën“ gjatë proceseve të rëndësishme politike vite me radhë, pa rezultat…por, sado që të ketë avanturista në politikë, proceset nuk mund të ndalën, falë edhe partneritetit të gjithanshëm të krijuar kohëve të fundit.

Me fakte po dëshmohet dhe po arsyetohet formimi i Alternativës Shqiptar, subjekt ky që u themelua për Komunën e plotë të Tuzit.

Si çdo subjekt, edhe ne kemi pasur edhe probleme, por ato janë çdo ditë e më të vogla. Përveç kësaj, ne me fakte do ta dëshmojmë se jemi shtylla e bashkimit të subjekteve, intelektualëve, të rinjëve etj. për zgjedhjet e nëntorit të viti 2017 dhe 2018.

Alternativa Shqiptare shumë shpejt do të filloj bisedimet në nivel subjektesh politike me UDSH-në, për faktin që edhe në Marrëveshjen e arritur në zgjedhje paralmentare kemi precizuar që edhe në zgjedhje lokale do të kemi partneritet, këtë e kemi dëshmuar edhe në Guci.
Ne, natyrisht që do të vazhdojmë biseda me grupacione tjera politike dhe individ që kanë pretendime të jenë pjesë e garës politike në këto zgjedhje.

Unë po këtu dua të përshëndes zërin e ngritur të të rinjevë, për të krijuar hapësirën e vet të merituar në vendimarrje, si dhe vullnetin dhe idealin që kanë për vendin e vet. Me këto po dëshmohet ata çfarë ne shumë kohë më parë kemi potencuar , që grupacione të caktuara politike kanë primare individin e jo subjektin, por nuk është për tu habitur sepse këtë e kanë mësuar nga mentorët e tyre politik!
ASH është i vetmi subjekt në këto treva dhe më gjerë që u ka ofruar dhe ofron mundësi dhe hapsirë të rinjëve. Unë po këtu dua të përmend raste konkrete ku të rinjët, anëtarëve të ASH-së u janë besuar poste shumë të rëndësishme, jo vetëm në nivelin lokal, por edhe në legjistlaturë dhe ekzekutiv.

Unë personalisht mbas disa viteve angazhim në subjekt nuk kisha asnjë pozit, po as funksion. Në vitin 2013, në moshën 32 vjeçare më është besuar pozita e zv/ministrit të arsimit. Një vit mbas fillova ta ushtroj postin e deputetit, që isha edhe deputeti i dytë më i ri në Parlamentin e Malit të Zi.

Mark Lucgjonaj, në moshën 23 vjeçare ishte këshilltar i ASH në Kuvendin e Komunës urbane të Tuzit.
Marash Dukaj, në moshen 29 vjecare u emërua zv/ministër i arsimit.
Driton Sinishtaj, në moshën 26 vjeçare ishte keshilltar i deputetit pranë Parlamentit të Malit të Zi.

Të dashur të rinjë,

ASH u beson juve, këtë e kemi dëshmuar me vepra, jo me fjalë boshe. ASH është subjekt me stuktura të dala nga Kuvendi zgjedhor, ku zëri i të gjithëve është i barabartë.

Ne së bashku me ju na presin shumë sfida, fillimsiht zgjedhjet lokale, më pas hapja e zyrave në trevat shqiptare në Mal të Zi, ku ne do të kemi degët tona, më pas Kuvendi i rregulltë zgjedhor, ku do të përfshihën të gjithë shqiptarët në Mal të Zi, nga Rozhaja deri në Ulqin, si dhe shumë çështje të rëndësishme për të ardhmën e shqiptarëve në Mal të Zi.
Andaj ju lus që ti themi STOP ndarjes dhe defaktorizimit të shqiptarëve në Malësi e më gjerë, përmes grupacioneve të vogla për interesa të njohura, duke ju ftuar të jeni pjesë jona, të jeni pjesë e „Trenit që mund t’a ngadasojnë, po JO t’a ndalin“ në arritjen aspiratave të përbashkëta për të mirën e Malësisë dhe shqiptarëve në MZ.

Sinqerisht,
Nik Gjeloshaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!