Abazoviq takim me përfaqësuesit e partive shqiptare dhe boshnjake

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq u takua të hënën në Podgoricë me përfaqësuesit e partive shqiptare dhe asaj boshnjake.

“Ishte kënaqësi që të hënën të shkëmbejë mendimet mbi situatën aktuale politike me kolegët nga partitë e pakicave”, deklaroi Abazoviq.

Ai tha se të gjithë së bashku duhet të punojmë më shumë për inkuadrimin më të madh të shoqërisë dhe afirmimin e vlerave euroatlantike.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!