Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të Jashtme, Joseph Borrell, ka ftuar në takim në New York liderët e rajonit.
Liderët e Ballkanit Perëndimor janë takuar në New York, përpara nisjes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në SHBA.
Në takim ishin të pranishëm Kryeministri i Malit të Zi, Deitan Abazoviq presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq si dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Këtë javë liderët e gjithë vendeve të botës do të bëhen pjesë e diskutimeve në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.