ASH: Jo sulme të pabaza, por unifikim të subjekteve shqiptare

Kumtesë për opinion e alternativës Shqiptare

Të nderuar qytetarë,

Fillimisht dua të Ju falenderojmë përzemërsisht për përkrahjen tuaj, jo vetëm me votë, por edhe me prezecë, si dhe çka është më kryesorja , me sjelljen tuaj në nivel të kulturuar.

Ata që nuk merren me manipulime e dijnë shumë mirë që fushata jonë ka qenë shumë serjoze, e qetë dhe pa tensione, pa sulme ndaj njëri-tjetrit. Këtë e dëshmuan qytetarët shqiptarë që na dhan besimin më të madh prej listave shqiptare.

Tani zgjedhjet kanë kaluar, është momenti që me shumë qetësi të ulemi dhe të analizojmë shkaqet se ku kemi gabuar. Natyrsiht që nuk jemi të kënaqur me rezultatin, prisnim më shumë nga lista jonë, por prisnim edhe më shumë nga listat tjera shqiptare.

Alternativa Shqiptare në koalicion ka marrë një numër të konsiderueshem votash në trevën e Malësisë, në Plavë dhe në Guci. Analizat tregojnë se kemi rritje nga katër vitet e kaluara, por kjo nuk mjafton!
Ne si subjekt dhe koalicion, na vjen keq që edhe pas zgjedhjeve vazhdojmë të sulmohemi nga individë të caktuar dhe madje edhe militantët e tyre. Për tu përbuzur është edhe fakti se si disa persona nga listat dështuese mundohen të gjejnë fajtorin tek lista jonë, për të arsyetuar dështimin e tyre të radhës, shpresojmë të fundit, por duke parë historikun e tyre thjeshtë janë deshtak të lindur pothaujse 27 vjet rresht…

Është shumë e çuditshme se si i janë futur një aventure, që në thelb as ata nuk e besojnë, bëhën bashkë gati të njëjtit që ishin bashkë edhe në vitin 2012, kur dogjën votat e shqiptarëve. Po themi “dogjën” votat, por në fakt realiteti është se i falën, se po t’i kishin „digjur“ kishte qenë më mirë!
Ndoshta edhe i shitën, vota vetëm të djegura nuk mund t’ju themi votave që nuk kalojnë censuzin e 0,7%, ato janë vota të falura ose të shitura partisë më të madhe.
Nervozizmi i madh që vërehet gjatë këtyre ditëve tek vet ata dhe militantët e këtyre partive tregon edhe për nivelin e tyre dëshpërues. Deshën të bënin „ndryshime të mëdha“, por në fakt nuk bënë gjë tjetër përveç se ndihmuan ata që për ta janë „kundërshtarët më të mëdhenjë“.

Nuk ulen të bëjnë analizat, të marrin përgjegjësitë, t’i kërkojnë ndjesë popullit për veprimet aventuriere dhe të papërgjegjshme, por janë duke kërkuar fajtorë herë te njëri, pastaj te tjetri, madje edhe brenda listës së tyre me akuza shumë të ulta.

Por fajin e kanë të ngjitur aq thellë sa nuk mund t’ja kalojn dikuj tjetër.

Duhet të gjejnë fajtorin se pse në Malësi kishin më pak vota se në zgjedhjet lokale, aq keq paskan punuar për këto dy vite, apo ato ishin votat e dy pesave, që tani kanë shkuar në bazën e tyre!
Edhe përkurndër presionve në nivelet më të ulta dhe blerje të votave nga PDS, ata që votuan shqip e treguan se kush meriton t’i rritet besimi. Shumë mirë e dijn qytetarët shqiptarë se sikur lista që më së shumti akuzon sot, të kishte qenë në njërën nga dy listat shqiptare, shqiptarët sot kishin prodhuar së paku dy deputet, kishim qenë vërtet faktor e jo dekor përmes votave në subjekte joshqiptare…

Është për të ardhur keq situata në të cilën gjendemi sot, për shkak të epsheve politike, egoizmit personal, natyrës aventuriere, për shkak të inatit personal dhe deshtimeve të njëpasnjëshme. Falin, shesin… apo djegin vota dhe këtë e „festojnë“ me fishekzgjarrë në Guci, sikur e bënë para dy viteve në Tuz!

Ne si subjekt, apelojmë që të ndalen sulmet dhe manipulimet e pavërteta ndaj njëri-tjetrit, për „çfajsuar veten“, sepse shumë mirë njihemi dhe kjo mënyrë e politikës na ka sjellur këtu ku sot jemi. Realiteti jonë politik tregon se ç’farë na sjellin përçarjet.Duhet që shumë shpejt të marrim hapa konkret drejt bashkimit e unifikimit të subjekteve shqiptare. Kjo është shansa e fundit, që assesi nuk duhet lëshuar!

Shperndaje