Lekiq: Nuk është e drejtë që Partitë Shqiptare të kenë vetëm një deputetë

Lideri i Demos Miodrag Lekiq, ka deklaruar se pret një dialog serioz me partitë e pakicave duke cekur se inicitivat kanë filluar. Gjithkush duhet të marrë përgjegjësi në këtë moment të vështirë për vendin, tha Lekiq, për agjensin Mina dhe raporton Malësia.ME.

Siç shtoi ai, statusi i pakicave mbetet kompleks dhe pamjaftueshëm i definuar.

Lekiq tha se, nuk është e drejtë që shqiptarët nga partitë nacionale shqiptare të kenë vetëm një deputetë.

Ai theksoi se, nëse ndoshta vendimi i mëparshëm ishte joadekuat me të cilin partitë nacionale shqiptare kishin katër deputet, situata aktuale me një deputet paraqet situatën e kundërt të papranueshme.

Duke pasur parasysh numrin e shqiptarëve në Mal të Zi dhe specifikat e tjera kulturore dhe historike të popullit shqiptar, konsideroj se, për shkak të respektit të principeve të drejtave të pakicave, si dhe politikës shtetërore të integrimit që nuk do të ishte asimilimi, duhet të rishikohet ligji zgjedhor dhe me ndryshime të korrigjohet dobësitë e dukshme të zgjidhjes aktuale, tha Lekiq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!