PDS bisedë me partnerët e deritashëm për qeverinë e re

“Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) është në kontakt të përhershëm me partnerët aktual të koalicionit me të cilët bisedon për formimin e shpejtë të Qeverisë. Ofertën e Frontit Demokratik drejtuar pakicave, PDS e konsideron si jo serioze, duke theksuar se me pakicat brenda natës nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira”,shkrun rtcg.

Millutin Simoviq ka theksuar se rezultatet e zgjedhjeve u japin kredibilitet lëvdatat dhe vlerësimet pozitive nga adresat relevante ndërkombëtare, nga NATO dhe UE. PDS ka shënuar fitore në këto zgjedhje, ka theksuar Simoviq, duke shtuar se këtë parti nuk e shqetësojnë kontestimet opozitare. Ai ka përkujtuar se këto zgjedhje janë realizuar me zbatimin e plotë të legjislaturës së re zgjedhore në hartimin e të së cilës dhe në miratimin e saj dukshëm ka marrë pjesë edhe opozita.
Shperndaje